Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

RAI 3 investigon Agon Channel: Ku e kanë burimin paratë që Becchetti investon?

Lapsi.al 11 May 2015
RAI 3 investigon Agon Channel: Ku e kanë burimin paratë që

Programi investigativ i kanalit RAI 3 i të dielës 10 maj, ka trajtuar dy raste të veçanta mediash italiane. I pari tregonte problemet financiare të të përditshmes Unità e themeluar nga Antonio Gramsci që nxori numrin e saj të fundit më 31 korrik 2014. I dyti ishte ai i Agon Channel, kanali i parë televiziv italian “i delokalizuar”, apo më mirë, i prodhuar në Shqipëri nga një sipërmarrës italian për publikun (dhe publicitetin) në Itali, që prej disa muajsh transmeton në kanalin 33 të rrjetit tokësor dixhital italian. Themeluesi e pronari i kanalit është sipërmarrësi nga Roma Francesco Becchetti, i cili nga mesi i viteve 90 ka zbarkuar në Tiranë.

Për ngritjen e një centrali energjetik e të një impianti për riciklimin e mbetjeve (Becchetti është nipi i Manlio Cerroni, “mbreti i plehrave”, njeriu që për tridhjetë vjet ka administruar vend-grumbullimin më të madh të mbetjeve urbane në Itali, atë të Malagrotta-s, në Romë, tashmë i pandeur në gjyq për menaxhimin e mbeturinave në Lazio). As njëri e as tjetri nuk u bë, të paktën deri tani. Por në vitin 2013 hapi Agon Channel për publikun shqiptar e dhjetorin e shkuar, pikërisht Agon Channel Italia, festa e inaugurimit të të cilit u bë në Milano me të ftuar nderi Nicole Kidman. Në atë mbrëmje galà, Becchetti pohoi se ka investuar në këtë projekt 40 milionë euro, madje pa e pyetur kush, nxitoi të saktësonte “pa marrë borxh në banka”.

“Po ku e kanë burimin paratë që Becchetti investon në televizionin e tij?” ngre pyetjen Report, programi i drejtuar nga Milena Gabanelli. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, gazetari Luca Chianca shkon në Tiranë e kërkon të mësojë diçka duke pyetur rreth Agon Channel jo vetëm ata që punojnë aty por edhe ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri, e kryeministrin Rama, këta të fundit lidhur me koncesionet që ka marrë nga qeveritë shqiptare në sektorin e energjetikës. Chianca takon në Romë edhe gazetarin Antonio Caprarica, drejtor i lajmeve në Agon për vetëm dy javë, dhe gazetarin Alessio Vinci, edhe ky tashmë ish drejtor lajmesh, por në Agon Channel Albania.

/Marrë nga Shqiptari i Italisë/

Ja çfarë del nga hulumtimi i Report: http://www.rai.tv/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-6f249d72-3bf9-419b-9af4-371a364255ae.html?iframe

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI