Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

“The Wall Street Journal”: Pse shqiptarët janë “të këqijtë” në filma (video)

Lapsi.al 30 April 2015
“The Wall Street Journal”: Pse shqiptarët janë

Shqiptarët bëhen sërish “njerëzit e këqinj” në filmat e Hollivudit. Në filmin policesk “Hyena” (Hijenat) që del në 1 maj me regji të Gerard Johnson vjen në ekran një histori aksion në rrugët e Londrës. Bëhet fjalë për policë të korruptuar dhe të inkriminuar që bashkëpunojnë me banda shqiptarësh dhe turqish. Në një shkrim të publikuar “The Wall Street Journal” nxirret në pah që sërish shqiptarët bëhen pjesa e keqe e këtyre filmave. Një bandë shqiptarësh ku luajnë aktorët Orli Shuka (foto poshtë) dhe Gjevat Kelmendi përfshihet në një përplasje të armatosur në një lokal me një bandë turke. Ajo që vijon është një histori dhunë, tradhtish dhe përplasjesh.  

Te filmi “Hijenat”, të këqijtë janë vërtet policët, por ata që janë vërtet të këqinj janë shqiptarët që bëjnë trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore. “Rastësi ose jo edhe filmat e Liam Neeson si “Run All Night” ka përfshirë trafikantë shqiptarë. Te filmi “taken” shqiptarët janë trafikantë prostitutash. Janë sërish ata të këqijtë në “Taken 2”. Në përpjekjet e fundit të “Bond” në veçanti “Casino Royale”, i keqi i interpretuar nga Mads Mikkelsen ("Le Chiffre") vjen nga Shqipëria. Madje edhe Lord Voldemort shkon të fshihet aty në librat e Harry Potter” – shkruan “The Wall Street Journal”.

Gazeta prestigjioze amerikane ngre pyetjen: “Përse tani po përdoren shqiptarët si të këqijtë e filmave?” “Rusët ishin në modë në vitet “60-“70, arabët kanë pasur momentin e tyre në vitet “80. Ish-jugosllavët në vitet “90. Sot janë shqiptarët më popullorë sepse njerëzit dinë më shumë rreth tyre dhe tingëllojnë më shumë ekzotikë. Për më tepër nuk kanë një strategji kundër shpifjeve që të punojë në favor të tyre. Gruaja që iu përgjigj telefonit në konsullatën shqiptare në Manhattan tha: “Nuk ka njeri këtu” në përgjigje të një komenti zyrtar. Nuk iu përgjigjën e-maileve tona”./Përktheu lapsi.al/

Të këshilluara

Zaimina ekspozon dekoltenë joshëse

Ajo e ka pranuar ndërhyrjen me silikon që ka bërë për zmadhimin e gjoksit, por edhe pse prej asaj kohe kanë kaluar disa vite, Zaimina vazhdon t'i gëzohet formës...

10:30

Ku po e karikon celularin Kejsi Tola

Varësia nga telefoni qënka aq e madhe sa Kejsi Tola nuk pret dot sa ai të karikohet plotësisht. E ftuar në spektaklin e Diela Shqiptare...

08:18

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI