Flash

Eli Fara e Aurela Gaçe revoltohen me emisionin Opinion

Lapsi.al 30 April 2015
Eli Fara e Aurela Gaçe revoltohen me emisionin Opinion

Emisioni i mbrëmshëm i 'Opinion' i titulluar 'Femrat më të bukura ndër vite' nuk ka mbetur vetëm në atë çfarë është diskutuar në studio, por ka vazhduar të komentohet edhe më gjatë në rrjetet sociale dhe shkak për këtë është bërë një mendim i botueses Arlinda Dudaj, kundrejt bukurisë së këngëtares korçare, Eli Fara.

Stafi i “Opinion” kishte përzgjedhur një listë me femrat më të bukura shqiptare ndër vite sipas komentuesve në Facebook që përfshinin në listën e femrave më të bukura shqiptare, ndër të tjera, edhe këngëtaren Eli Fara. Arlinda Dudaj, ka shprehur mendimin e saj, duke mos e konsideruar këngëtaren korçare si një femër të bukur. Por ky mendim personal i Dudaj-t është kundërshtuar në studio nga fotografi Endrit Mërtiri, i cili është shprehur 'Çfarë nuk ka të bukur Eli Fara" duke iu referuar tipareve të fytyrës së këngëtares: vetullave, buzëve me forma, mollëzave, etj.

Kaq ka mjaftuar që diskutimi të vazhdojë edhe në rrjetin social Instagram, përkatësisht në profilin e Mërtirit. Siç duket edhe nga komentet, Eli Fara është prekur dhe nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të botueses ndaj në një prej komenteve në Instagram ka shkruar: "Sa keq duken ca qënie "njerëzore" që nuk iu dallon dot gjininë...dhe iu jepet e drejta e fjalës apo gjykimit...Uaaa!!! Qesharaket pa vlera...Sa Gjynah!"- shkruan fillimisht këngëtarja.

Në mbështetje të Eli Farës kanë qënë edhe mikesha e saj, këngëtarja Aurela Gaçe."Aq shumë plasin ca, sa nuk bëjnë dot as hipokriten. Kushedi çfarë halli kanë"- shkruan Gaçe. Këngëtarja korçare ka shkuar edhe më tej duke shkruar "Vallë duhet të merret njeriu me këto lloj insektesh", duke iu referuar ndoshta botueses Dudaj.

Megjithëse ky diskutim është zhvilluar mbrëmë vonë në profilin e Endrit Mërtirit në Instagram, ky i fundit ka zgjedhur të fshijë foton herët në mëngjes. /Anabel/

Të këshilluara

Zaimina ekspozon dekoltenë joshëse

Ajo e ka pranuar ndërhyrjen me silikon që ka bërë për zmadhimin e gjoksit, por edhe pse prej asaj kohe kanë kaluar disa vite, Zaimina vazhdon t'i gëzohet formës...

10:30

Ku po e karikon celularin Kejsi Tola

Varësia nga telefoni qënka aq e madhe sa Kejsi Tola nuk pret dot sa ai të karikohet plotësisht. E ftuar në spektaklin e Diela Shqiptare...

08:18

Lapsi.al nxjerr zbuluar Olta Gixharin

Pas publikimit të djeshëm në lapsi.al, Olta Gixhari nuk është më e njëjta. Të paktën sa i takon marrëdhënies së saj me të atin, që siç shkruan në Instagram, ësh...

16:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI