Flash

Aktori francez, nudo në skenë në shenjë proteste ndaj Ministres së Kulturës (video)

Lapsi.al 28 April 2015
Aktori francez, nudo në skenë në shenjë proteste ndaj

Aktori dhe dramaturgu francez, Sebastien Thiery u shfaq nudo në skenën Bergere Folies, në “nata e 27 e Molierit” në shenjë proteste ndaj Ministres së Kulturës, Fleure Pellerin, për shkak të shkurtimeve të financimeve në teatër.

Ai bëri një lumë kritikash dhe lexoi një sërë kërkesash përsa i përket papunësisë në rritje, që ka prekur edhe teatrin.

 “Teatri mund të bëjë pa një kostum, por jo pa një autor. Në Francë të gjithë janë të bindur se dramaturgët fitojnë shumë para. E pra, kjo është e vërtetë për disa autorë në teatrot private. Eric Assous, Florian Zeller apo edhe unë, kemi fituar para, por kjo nuk është arsyeja pse nuk duhet të ndihmohemi, vazhdoi ai me ironi. Ne paguajmë taksat, shkollat private për fëmijët, dadot, pushimet në  Mauritius, por në fund të vitit, jemi lakuriq. Në javët e ardhshme, qeveria do të rishikojë projektin e sigurimit të papunësisë. Shtojcat 8 dhe 10 në javët e ardhshme mund të rinegociohen. Duhet të ketë një sistem për të mbrojtur të pambrojturit mes nesh. Dhe kur flas për më të pambrojturit, aty mendoj edhe për dramaturgët. A e dini ju zonja Ministre se shkrimtarët janë të vetmit që nuk kualifikohen për sigurimin e papunësisë?”

Shfaqja e tij nudo e vuri në një pozicion të sikletshëm Ministren e Kulturës. Ndërsa videoja po bën xhiron e botës në internet.

Të këshilluara

Video që po bën xhiron e botës

Rrëzimi i një prej rojave të Buckingam Palace po bën xhiron e botës në internet për shkak se ata konsiderohen si mjaft të...

19:29

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI