Flash

Tërmeti shkakton tërmet: Fitorja e PS do të jetë “publiçitare”

Lapsi.al 28 April 2015
Tërmeti shkakton tërmet: Fitorja e PS do të jetë

Tërmet Peçi duket se është nga të paktët kandidatë të PS që e ka kuptuar se këto zgjedhje janë më shumë propagandë e fasadë sesa projekt për ndryshimin e administrimit të qyteteve. Aq më tepër kur ai kadidon për herë të dytë në bashkinë e Tepelenës. Pa dashje ai tha se fitorja e koalicionit qeveritar do të jetë “publiçitare” (minuta 4.18 në videon e mëposhtme”. I emocionuar që iu dha besimi për të kandiduar për një mandat të dytë, Peçi u përpoq të flasë përpara simpatizantëve me fjalor të zgjedhur. Tentoi të thoshte se fitorja do të ishte “plebishitare”. Por gjuha shkon tek dhëmballa që dhemb dhe Peçi e di mirë që fitorja mund të vijë vetëm nga publiciteti që po bën non stop në media e rrjete sociale kryeministri dhe ministrat e tij. Sa për punën, ai është dëshmitar vetë që s’është bërë asgjë veç fasadave e publicitetit, qoftë edhe në bashkinë e Tepelenës që e drejton vetë. Gafën e Peçit, që tregoi si pa dashje një të vërtetë të madhe, u përpoq ta korrigjojë një tjetër pjesmarrës në takimin prezantues në Tepelenë. Por tashmë thënia e Peçit do të kujtohet gjatë, ashtu si ajo e Eduard Shalsit që tha se kur e majta do të vinte në pushtet, do të vidhte me lezet. Lapsi.al

Të këshilluara

Video që po bën xhiron e botës

Rrëzimi i një prej rojave të Buckingam Palace po bën xhiron e botës në internet për shkak se ata konsiderohen si mjaft të...

19:29

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI