Flash

Të gjitha puthjet e munguara të Eva Alikajt në sheshin e xhirimit

Lapsi.al 26 April 2015
Të gjitha puthjet e munguara të Eva Alikajt në sheshin e xhirimit

Aktorja Eva Alikaj ka pranuar të flasë për disa nga  "skenat e ndaluara" në rolet që ajo ka luajtur në kinema e teatër. Një varg puthjesh që ajo ka refuzuar t'i japë në sheshet e xhirimit e në skenë. E para ka nisur në filmin e parë ku ajo ka patur rol progatonist, "Njeriu i mirë", ku ajo refuzon të puthet me Bujar Asqeriun. Nuk ishte pjesë e skenarit dhe nuk kishte pranuar as përballë "kërcënimeve", tregon aktorja në një intervistë për gazetën Panorama.

"Është një skenë, të cilën po e xhironim diku përballë Librit Universitar. Aty m'u kërkua të puthesha me Bujarin, Telon në atë rast. Kërkesa ishte gati urdhëruese, njësoj siç ishte edhe përgjigjja. Nuk iishte asnjë justifikim, sepse pikë së pari putha nuk ishte pjesë e skenarit. askush nuk më kishte thënë agjë, ndërsa befas më kërkohet një skenë e tillë. ... e kanë kërkuar me ngul. As sa në një moment unë u tremba, sepse ndërprenë xhirimet dhe më thanë që do të më duhej të paguaja ditën e punës së të gjithëve, meqë isha unë ajo që po e shkaktoja pezullimin. Sidoqoftë as kjo nuk do të më bënte të ndryshoja mendim. Thashë nuk e bëj dhe pikë, bëni ç'të doni, ndërpriteni filmin", tregon aktorja.

Ka refuzuar të puthet edhe në filmat "Jeta në duart e tjetrit dhe "Treni niset në 7 pa 5". Po kështu edhe në teatër, në "Romeo dhe Zhuljeta", me Ndriçim Xhepën, ndonëse me të kishte edhe një lidhje që shkonte përtej roleve të të dashuruarve në skenë.

"Jo as me të. Ju nuk e imagjinoni se në ç'situata gjendeshim. Ndërsa putheshe, ti duhet të mendoje edhe për të gjithë njerëzit që të përgjonin nga çdo hapësirë e mundshme e lirë e skenës. Ishin të gjithë pas perdev".

Puthjen do ta realizonte më në fund Timo Flloko, një tjetër i refuzuar gjatë viteve. E bëri këtë në teatër, në pjesën "Shtrigat e Salemit".

"Po, e realizoi Timo më në fund edhe skenën e puthjes me mua. Ka qenë një rast edhe vite më parë që nuk pranova të puthem"

 

 

Të këshilluara

Tuna bën cirk me kokë poshtë

Duket se forma e re fizike që gëzon pas pjesëmarrjes si kërcimtare në Dancing With the Stars, e ka motivuar Tunën për të vazhduar ushtrimet në palestër. Këngëta...

13:38

Beatrix Ramosaj nxjerr zogun në shesh?

Këngëtarja e cila u shfaq dikur në klipe si një adoleshente normale, duket se është shndërruar në një zonjushë që po ndjek trendin e kolegeve të saj, të cilat p...

08:32

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI