Flash

Lexohet testamenti i Robin Williams, gruaja dhe fëmijët “me gisht në gojë”

Lapsi.al 2 April 2015
Lexohet testamenti i Robin Williams, gruaja dhe fëmijët “me

Është lexuar më në fund edhe testamenti i aktorit Robin Williams, i vetëvrarë pak kohë me parë duke u vetëvarur me rripin e pantallonave në shtëpinë e tij. Pas vdekjes pati një konflikt të vazhdueshëm mes bashkëshortes aktuale dhe fëmijëve të lindur nga martesa e parë. Por, ajo që u lexua në testament i la të gjithë me gisht në gojë. “Të drejtat e përdorimit të imazhit të Robin Williams do të jenë të padisponueshme për 25 vitet e ardhshme”. “Hollywood Reporter” shkruan se aktori ka vendosur që trashëgiminë ta lërë për një fondacion të quajtur “Windfall Foundation” të krijuar nga përfaqësuesit e tij ligjorë që kanë edhe menaxhimin e të drejtës së imazhit të tij deri në vitin 2039. Kjo do të thotë se asnjë imazh i Robin Williams nuk do të mund të transmetohet në filma apo reklama. Një rast i paprecedentë ky që ka lënë të shokuar edhe familjarët e aktorit të madh, bashkëshorten e tij të fundit, Susan Schneider dhe fëmijët e lindur nga martesa e parë. /lapsi.al/.

Të këshilluara

Jonida Vokshi nuk e kontrollon dot lumturinë

Buzëqeshja është një nga armët më të forta të saj, por ndonjëherë, Jonida Vokshi duhet të bëjë kujdes nga adrenalina e tepërt, pasi mund të rezultojë "fatale". ...

17:14

Rita Ora shfaqet e droguar

Qetësohuni, bëhet fjalë thjesht për një rol në filmin “Southpaw”, ku 24-vjeçarja me origjinë shqiptare shf...

13:40

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI