Flash

Aktorët e “Portokalli” vënë në lojë shfaqjen e Arben Kumbaros (video)

Lapsi.al 1 April 2015
Aktorët e “Portokalli” vënë në lojë

Dy janë akuzat publike që duket se po shoqërojnë prej fillimit shfaqjen e regjisorit Arben Kumbaro. Manipulimi me audicionet dhe plagjatura e spektaklit (përfolur kryesisht kohët e fundit), janë vënë sërish në fokus, por kësaj here nga vetë kolegët e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Dyshja e atyre që njihen si “Poetët” në Portokalli, duket se i kanë kushtuar një dialog “Vrasjes së Maratit”, ku Salsano Rrapi dhe Gaz Paja ironizojnë atë që e quajnë shfaqje të Teatrit Botëror.

Skeçi nis me Salsanon në skenë, i cili lidhet me kolegun përmes telefonit. Ky i fundit, ka shkuar për një shfaqje në Teatrin Botëror dhe pasi merr vesh që janë në transmetim live, menjëherë ia nis nga falenderimet “përfitoj nga rasti të përshëndes regjisorin, aktorët, marangozët, rrobaqepsët dhe të gjithë ata që punuan me fotokpjet”, siç thonë zakonisht në të tilla raste aktorët, sapo u vihet një mikrofon përpara.

“Në fakt unë bëra një audicion për këtë shfaqje koleg, i drejtohet Salsano, por nuk e di pse s’fitova?!”

“I kishte zgjedh regjisori më përpara", i përgjigjet njësoj si në rastin Kumbaro, Gaz Paja.

“Po shfaqja është e bukur besoj ëëë?”, vazhdon të pyesë Salsano kolegun e tij, i cili thotë se ka punuar me rolin e kësaj shfaqje duke e kopjuar nga youtube: “Unë kam atë rolin e atij aktorit anglez që të tregova në youtube, fiks e kam, fiks siç e ka bërë ai.”

Në vijim të plagjaturës, paralel me akuzat që i janë drejtuar regjisorit Kumbaro, si kopjac i shfaqjes “Vrasja e Maratit”, duket se bën lidhjen edhe pjesa e fundit e dialogut mes dy poetëve.

“Shfaqja është shumë e bukur po mos e ki pishman se e shofim në darkë në youtube”, i thotë Gaz Paja nga telefoni Salsano Rapit. Ky i fundit që akoma nuk po i beson veshëve e pyet: “Si në youtube koleg, a është premierë sot?".

“Premierë është në Shqipëri, por në botë ka 50 vite që ka dalë premiera”, batutë që mbyll ironinë e dyshes së aktorëve të Portokalli me shfaqjen e shumëpërfolur “Vrasja e Maratit”. 

Video e parodisë:

Të këshilluara

Cozman kafshon Tunën në qafë?

Pasi i "rreh" zogun, Cozman mund të jetë duke i bërë një të "keqe" tjetër Tunës. Në foton e postuar të shtunën mbrëma nga këngëtarja, ku shkruan "s'kam kohë të ...

19:42

Pas "rrahjes", Tuna zbulon gjoksin në club

Tuna ishte në qendër të vemendjes se mediave kosovare një ditë më parë, të cilat publikuan lajmin se i dashuri i saj e kishte dhunuar duke i nxirë syrin. Por, m...

10:45

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI