Flash

Në studion e Çanit, një grabitës apo një aktor?

Lapsi.al 27 February 2015
Në studion e Çanit, një grabitës apo një aktor?

Ka shokuar të gjithë të pranishmit një prej të ftuarve të Arian Çanit në “Zonë e Lirë” në Tv Klan. I ftuar ishte biznesmeni Nikollaq Neranxi, biznesi i të cilit u grabit nga tre persona të maskuar dhe të armatosur një javë më parë. Neranxi tha se nën kërcënimin e armëve këta 3 persona morrën rreth 120 mijë lekë të reja dhe 80 euro. Në mes të bisedës Çani ka ftuar në studio njëperson të maskuar dhe që e quajti “njeriu me maskë”. Personi në fjalë tha se ishte 28 vjeç, sapo kishte ardhur nga emigracioni dhe se ishte ai një nga grabitësit e biznesmenit Neranxi. “Njeriu me maskë” tha gjithashtu se këtë e kishte bërë nga varfëria dhe për shkak se “donte të mbushte frigoriferin”. Por dyshimet janë të mëdha për këtë të “të ftuar”. Asnjë grabitës nuk do të dilte në TV, në një transmetim LIVE dhe t’i thoshte policisë “unë jam hajduti”. Lapsi.al u intersua edhe pranë stafit të “Zonë e lirë”, por ata u treguan mjaft të rezervuar pasi dyshimet tona janë se nën maskë mund të jetë fshehur një aktor. A mos ishte Besmir Bitraku? Askush nuk e konfirmon sot, nesër do të themi më shumë./lapsi.al/

Të këshilluara

Edi Rama: Ruhuni nga Lapsi!

Kryeministri Edi Rama duket se vërteton edhe një herë problemin e tij me mediat që e kritikojnë. Në një takim “informal...

20:39

Mos veproni si këta policë

Kapërcimi i trafikndarëseve të autostradës nga këmbësorët ka rezultuar shpeshherë me pasoja fatale. Policia e njeh k&eum...

10:00

Plas parodia, në Fier zbriti Mesia

Në Ferras të Fierit ka zbritur Mesia! Ashtu si tregohet shpesh nëpër ilustrime Jezusi, të njëjtin imazh dhuroi edhe kryeministri Rama kur mori në gji, njërin ng...

22:40

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI