Flash

Martin Leka: Elhaida Dani, aset i jashtëzakonshëm. Do na përfaqësojë denjësisht me këngën e re

Lapsi.al 24 February 2015
Martin Leka: Elhaida Dani, aset i jashtëzakonshëm. Do na

Shqipëria do të shkojë në Eurovision me një këngë të re. Lajmi është konfirmuar sot edhe nga strukturat drejtuese të Festivalit të Këngës në RTSh, ku nëpërmjet një deklarate për shtyp, është njoftuar tërheqja e kompozitorit Aldo Shllaku dhe detajet e rregullores se pse Elhaida Dani meriton të shkojë me një kompozim të ri në Eurosong.

Zv.Drejtori i Përgjithshëm Martin Leka ka shpjeguar se, “Bërja e një kënge të re ishte e detyrueshme në kushtet kur kompozitori nuk pranon të kalojë të drejtat e këngës! Për të mos polemizuar dhe në kushte shumë të disfavorshme për ne, për efekt të kohës së shkurtër në dispozicion (më 14 Mars duhet të dorëzohen gjithë asetet që lidhen me këngën) u desh të ruheshin komponentët e tjerë të këngës (këngetarja Dani dhe autori i tekstit Marsi) dhe pas shumë konsultave, u vendos, me pëlqimin e këngëtares, të kompozohet kënga nga djemtë e grupit ZzapnChriss. Nuk mendoj që kjo gjë penalizon konkuruesit e tjerë, pasi rregullorja e festivalit, në mënyrë eksplicite dhe e krijuar traditë tashmë, përcakton qartë se në eurovizion shkojnë fituesit e vendit të parë, pra kënga fituese me të gjithë komponentët e saj! Nuk ka klauzolë tjetër!”

I gjendur në këto rrethana, Martin Leka ka dashur të sqarojë njëherë e mirë se ky nuk është rasti që të sulmohet askush, “Nuk mendoj se kjo që ndodh duhet të krijojë kaq shumë polemika, gjer në dashakeqësi e cinizëm në ndonjë rast! Mendoj se të gjithë, në raste kur bëhet fjalë për përfaqesimin e Shqiperisë në një event të tillë evropian, duhet të mendojmë vetëm për përfaqësim sa më dinjitoz! Pikërisht për këtë, RTSH po bën të gjitha përpjekjet! Kemi një aset të jashtëzakonshëm siç është këngetarja Elhaida Dani, e cila kam shumë besim që do përfaqësojë Shqipërinë me dinjitet në Vienë!

Për të gjithë polemizuesit e mosbesuesit, më duhet t'iu kujtoj përkrahjen e gjerë e pa kushte të fituesit të vendit të dytë, këngëtarit të njohur Bojken Lako, i cili u shpreh se është bërë gjëja e duhur dhe se Elhaida Dani e meriton dhe do ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në Eurovision.”

 

Megjithatë, Drejtori i Festivalit, Leka, është shprehur se në vazhdim do të duhet të rishohin rregullat dhe penalitetet që do të ndiqen në të tilla raste, “Ky rast ndërkohë, na vë para një sprove të re, për të përcaktuar rregulla shumë strikte dhe penalitete ekstreme në të ardhmen!”

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI