Flash

Ulen taksat për importin e spermës së gjedhëve

Lapsi.al 27 October 2014
Ulen taksat për importin e spermës së gjedhëve

Këto ditë pritet që qeveria të publikojë Paketën Fiskale për vitin 2015 ku vëmendjen më të madhe për publikun do ta zërë rritja e taksës së qarkullimit ose rritja e TVSH-së për dividentin. Por në një draft të siguruar nga lapsi.al qeveria ka vendosur të ndryshojë edhe disa tarifa doganore. Në bazë të këtij projektligji zerohet tarifa doganore për importin e spermës së gjedhëve meshkuj, derrave me një peshë nën 30 kg, gjedhë të një peshe më shumë se 80kg por jo më shumë se 100kg si dhe produkte që nuk përmbajnë produkte qumështi apo që përmbajnë më pak se 10% ndaj peshës produkte të tilla. Ende nuk dihet saktësisht se sa do të jetë çmimi i i energjisë, sa mund të shkojë ai i karburantit, por të paktën vjen një lajm i mirë nga qeveria për uljen e këtyre tarifave. Nuk dihet ende reagimi i blektorëve shqiptarë për këtë vendim të qeverisë./lapsi.al/

 

Të këshilluara

INUK hap vende të reja pune?

Prishjet e fundit nëpër qytet nga INUK, kanë bërë që një pjesë e ndërtimeve tashmë të shkatërruara, të hapin "vende të reja pune". Siç shihet edhe në foto, dhje...

13:22

Ja shpikja për t'u mbrojtur nga ajri i ndotur

Te durosh pluhurin dhe gazërat e dëmshëm në ajrin e Tiranës, është kthyer në një sfidë më vete. Në një situatë të tillë, duket se zgjidhjen më të mirë e ka gjet...

12:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI