Flash

Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes kuvendit dhe kongresit amerikan

Lapsi.al 27 May 2026

Në Forumin e Sigurisë të zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrjen e kongresmenëve amerikanë, eurodeputetëve dhe parlamentarëve nga rajoni, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku propozoi krijimin e një strukture të përhershme bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan për çështje të sigurisë ekonomike, investimeve strategjike, energjisë dhe teknologjisë. Në ndërhyrjen e saj, Tabaku u ndal tek ndryshimi i arkitekturës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke argumentuar se rajoni nuk shihet më vetëm si një projekt demokratizimi, por si një hapësirë konkurrence strategjike për energjinë, infrastrukturën, teknologjinë dhe ndikimin gjeopolitik.

Ajo theksoi se korrupsioni dhe institucionet e dobëta nuk janë më vetëm problem i brendshëm politik, por vulnerabilitete që mund të shfrytëzohen nga aktorë dhe interesa armiqësore. Sipas Tabakut, prokurimet e errëta, investimet pa transparencë dhe mungesa e kontrollit mbi asetet strategjike përbëjnë sot rrezik për sigurinë kombëtare.

Në këtë kontekst, deputetja e PD foli edhe për propozimin e saj për një ligj mbi kontrollin e investimeve strategjike, të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian dhe partneritetin me SHBA-në, duke theksuar se “portet, energjia, telekomunikacioni dhe infrastruktura dixhitale nuk janë më vetëm ekonomi, por çështje sigurie”.

Tabaku ngriti gjithashtu pyetjen pse Shqipëria nuk duhet të përfshihet në marrëveshje më të thella strategjike dhe tregtare me SHBA, në një kohë kur Uashingtoni po zgjeron bashkëpunimin ekonomik me vende të tjera të rajonit.

Sipas saj, partneritetet strategjike nuk mund të mbështeten vetëm tek diplomacia apo marrëdhëniet mes qeverive, por duhet të ndërtohen institucionalisht dhe afatgjatë, përmes bashkëpunimit parlamentar dhe mekanizmave të qëndrueshëm mes aleatëve.

Forumi i Sigurisë në Tiranë mblodhi figura politike dhe parlamentare nga SHBA, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi rolin e NATO-s dhe partneritetin transatlantik në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Të këshilluara

Temperatura përvëluese që në muajin maj, alarmi vazhdon në Britani, Francë e Spanjë

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, e cila ka thyer rekordet historike të temperaturave për muajin maj, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Francë. Meteorologët e kanë cilësuar situatën si “krejtësisht të pashembullt” për këtë periudhë të vitit. Në Londër, temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, nivele që […]

18:02

Individët më pak interes për të blerë borxhin e qeverisë

Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte […]

17:48

Numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5% nga viti 2024. Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private […]

17:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI