Flash

Shqiptari nga Kosova vret bashkëjetuesen në Malin e Zi, më pas i vë flakën shtëpisë

Lapsi.al 27 May 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ulqin, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëjetuesen e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës.

Sipas mediave malazeze, Bashkim Gashi është arrestuar nga policia, teksa raportohet se ka mbetur i lënduar si pasojë e flakëve.

"Policia, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën shtëpisë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin.

 

Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si DN (36), shtetase e Shqipërisë”, tha policia.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi mjeko-ligjore në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes. 

Të këshilluara

Temperatura përvëluese që në muajin maj, alarmi vazhdon në Britani, Francë e Spanjë

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, e cila ka thyer rekordet historike të temperaturave për muajin maj, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Francë. Meteorologët e kanë cilësuar situatën si “krejtësisht të pashembullt” për këtë periudhë të vitit. Në Londër, temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, nivele që […]

18:02

Individët më pak interes për të blerë borxhin e qeverisë

Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte […]

17:48

Numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5% nga viti 2024. Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private […]

17:46

Vrasje, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe EUROJUST: 12 të arrestuar

Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash. Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar […]

17:38

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI