Flash

Mali i Zi/ Partitë shqiptare drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

Lapsi.al 27 May 2026

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik, Forumin Shqiptar, duke synuar krijimin për herë të parë të një organizate të unifikuar politike të shqiptarëve në nivel shtetëror. 

Duke iu referuar burimeve jozyrtare, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) raportoi se marrëveshja parasheh bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Nacional Shqiptar.

Sipas raportit, vendimi për bashkim vjen pas suksesit politik të arritur përmes veprimit të përbashkët, duke përfshirë pushtetin absolut në komunën e Tuzit, rezultatin rekord në nivel shtetëror me dy mandate deputetësh dhe dy poste në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe rezultatet e vlerësuara të ministrave dhe përfaqësuesve të Forumit në pushtetin ekzekutiv.

Burime pranë negociatave thanë se një shtysë shtesë për bashkimin e plotë erdhi pas sondazheve të fundit të opinionit publik, të cilat treguan rritje të ndjeshme të mbështetjes për Forumin edhe në Ulqin, ku ai është shndërruar në një nga opsionet më të fuqishme politike shqiptare.

Sipas të njëjtave burime, një nga objektivat kryesore politike të Forumit është marrja e drejtimit të komunës së Ulqinit pas zgjedhjeve të ardhshme.

RTCG gjithashtu raportoi se është “pothuajse e sigurt” që lider i organizatës së bashkuar do të jetë Nik Gjeloshaj, ndërsa kontribut të rëndësishëm në procesin e bashkimit kanë dhënë edhe Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha.

Bashkëbisedues të përfshirë në proces e vlerësuan këtë zhvillim si konsolidimin më të madh politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi që nga rikthimi i pavarësisë së vendit./ AA 

Të këshilluara

Temperatura përvëluese që në muajin maj, alarmi vazhdon në Britani, Francë e Spanjë

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, e cila ka thyer rekordet historike të temperaturave për muajin maj, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Francë. Meteorologët e kanë cilësuar situatën si “krejtësisht të pashembullt” për këtë periudhë të vitit. Në Londër, temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, nivele që […]

18:02

Individët më pak interes për të blerë borxhin e qeverisë

Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte […]

17:48

Numri i studentëve rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Bankat e shkollës dhe auditorët po zbrazen me shpejtësi vit pas viti nga rënia e madhe grup-moshave të reja. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në këtë vit akademik janë regjistruar 115,7 mijë studentë me tkurrje 5.5% nga viti 2024. Rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private […]

17:46

Vrasje, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe EUROJUST: 12 të arrestuar

Një mega-operacion ndërkombëtar i koordinuar nga EUROJUST ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të rrezikshëm kriminal franko-italian dhe shqiptar, i përfshirë në krime të rënda si vrasje me metoda mafioze, trafik droge dhe pastrim parash. Gjatë operacionit të shtrirë në dy shtetet, në Itali dhe Shqipëri, janë vënë në pranga 12 persona të dyshuar […]

17:38

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI