Flash

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti

Lapsi.al 30 October 2026

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti

Në një itervistë Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka diskutuar çështjen e Iranit vetëm disa ditë para zgjedhjeve të mesmandatit për në Kongres më 3 nëntor. Në kontekstin e çmimeve të larta të karburantit në vend dhe debatit të vazhdueshëm rreth luftës me Iranin, Trump deklaroi se “lufta do të mbarojë së shpejti”.

Presidenti i SHBA-së theksoi se SHBA-të duan që Teherani të garantojë se “nuk do të furnizojë armë bërthamore në asnjë rrethanë” dhe deklaroi se çmimet e naftës do të binin me shpejtësi menjëherë pas përfundimit të luftës.

Trump argumentoi se Irani ishte shumë i etur për të arritur një marrëveshje, por ai nuk ofroi ndonjë mendim se kur ose si mund të arrihet një marrëveshje e mundshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI