
Penélope Cruz ka folur hapur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar se gjatë xhirimeve të filmit "The Black Ball" mendoi se kishte një aneurizëm në tru.
Në një intervistë për revistën Porter, 52-vjeçarja tregoi se nuk ishte hera e parë që përballej me një alarm të tillë shëndetësor.
"Kam pasur shumë momente të tilla. Fatmirësisht jam mirë. Ishte një alarm i rremë, por gjithmonë shqetësohem për shëndetin dhe kujdesem për veten," u shpreh ajo.
Cruz tha se ndjek një stil jetese të shëndetshëm, duke theksuar se nuk konsumon alkool, nuk pi duhan dhe nuk bën jetë nate.
"Pa shëndet nuk kemi asgjë. Nëse duam të flasim për barazi të vërtetë, le ta fillojmë nga shëndeti," shtoi aktorja.
Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Cruz rrëfeu se lajmi i papritur e tronditi ndërsa po përgatitej për xhirime.
"Po vendosja paruken kur më thanë se dyshohej se kisha një aneurizëm në tru. Mendova se do të vdisja. Ishte një përjetim surreal," kujtoi ajo.
Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe mjekët i dhanë leje të rikthehej në xhirime.
Penélope Cruz, e cila është e martuar me aktorin Javier Bardem dhe ka dy fëmijë, tha se kjo përvojë e bëri ta vlerësojë edhe më shumë jetën dhe shëndetin.