Flash

2.4 tonë drogë në Europë/ Arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Lapsi.al 7 July 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar si, Emiljan Burba, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor. 

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol. 

Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtar. 

Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës:

Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.

Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori.

Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falënderon autoritetet e drejtësisë turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI