Flash

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar!

Irena Beqiraj 3 August 2026

Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron "të ndërtuar gabimisht shpejt" mbështetet në një marrëveshje me asimetri të theksuar të ndarjes së rrisqeve edhe përfitimeve midis privatit edhe publikut.

E mbështetur në një ligj të përshtatur vetëm për projektin, ku ofrohen përjashtime të cilat justifikohen si zhvillim, ku mbikëqyrja zëvendësohet nga diskrecioni politik, projekti transferon asete dhe privilegjeve të mëdha publike te Eagle Hills, edhe ekspozon publikun përballë rrezikut spekulativ, humbjes së të ardhurave dhe barrës së plotë financiare të ndërtimit të një porti zëvendësues.

Transferimi i 80.9 hektarë tek investitori, ndërkohë që edhe pse investimi është vlerësuar 2 miliardë euro bilancet tregojnë se investitori "prestigjioz" po e financon atë me anë të shitjeve në avancë të apartamenteve si edhe lehtësimi bujar fiskal, pasi projekti u përjashtua nga kontributi në fondet e strehimit social rreth 57 milionë euro dhe taksa e infrastrukturës rreth 84 milionë euro, tregojnë se "gabimi" i Alabar ka transferuar në mënyrë efektive paratë publike edhe pronën publike tek ky i fundit, duke i kaluar gjithë rrisqet e projektit tek publiku.

Për më tepër realizimi i këtij projekti detyroi zhvendosjen e portit kryesor të mallrave në Shqipëri zëvendësimi i të cilit përveç vështirësive teknike të ndërtimit të portit të ri kërkon 1 miliardë euro të tjera nga buxheti i shtetit.

Ky projekt simbolizon modelin e përkthyerjes së rregullave për interesa private; legjitimimin e qeverisjes diskrecionare pa trasparencë edhe llogaridhënie ku qeveria në kundështim me ligjet e vendit negocion drejtpërdrejt me investitorët; Parlamenti miraton marrëveshjen në vend që t'a shqyrtojë atë; dhe qeverisja lokale mënjanohet ose vendoset në shërbim të pushtetin qendror; edhe ku gjithmonë nuk zhgënjen as BE -ja angazhimi i së cilës u kufizua në kritikë procedurale dhe raportim teknik, duke anashkaluar kushtëzimin edhe monitorimin në vend.

Ky projekt nuk është gjë tjetër veçse modeli i përhapur i investimeve strategjike në Shqipëri ku disiplina rregullatore shkëmbehet me spektaklin ; ku "prestigji" zëvendëson llogaridhënien; ku diskrecioni rregullator, anashkalon mbikëqyrjen ; ku të gjitha përfitimet transferohen tek investitorët edhe rrisqet mbeten me publikun.

Ky projekt i ndërtuar "gabimisht shpejt" është një parathënie e qartë e pëfitueshmërisë së munguar publike edhe për projekte si Sazani apo Zverneci të cilat po ashtu anashkalojnë kontrollin institucional dhe publik duke filluar nga shqyrtimi i prokurimit e deri te shqyrtimi i efekteve mjedisore edhe trashëgimisë, ku kapitali i huaj nuk tenton të rrisë vlerën e aseteve publike por thjesht ti shfrytëzojë ato.

Të gjitha këto projekte bëhen të mundura jo për shkak të gjeografisë as origjinës së kapitalit por, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisjes.

Për çdo projekt ku qeveria vendos që të negociojë ligjshmërinë edhe të tregëtojë interesin publik, ku fasada ofrohet si zhvillim besimi publik gërryet , duke nxjerrë në dritë të diellit faktin se kjo qeveri nuk është vëtëm e paaftë për të bërë gjënë e duhur, mbi të gjitha është në mënyrë të pashërueshme e korruptuar .

Një shprehje urtë thotë mos i kërko gënjeshtarit arsyen përse gënjeu , sepse do të sajojë një gënjeshtër tjetër për të justifikuar të parën.

Thjesht mos i jep më Besën!

Të këshilluara

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE

Projektligji që përcakton se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetues është një nga rastet më flagrante të keqpërdorimit të procesit të integrimit në BE.

13:09 Evarist Stoja

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI