Flash

Mesazhi nga qelia shkakton reagime, Russell Brand nën hetim për shkelje të rregullave

Lapsi.al 17 November 2026

Mesazhi nga qelia shkakton reagime, Russell Brand nën hetim për

Russell Brand mund të përballet me masa disiplinore në burg, pasi një mesazh i tij, i lexuar publikisht nga bashkëshortja Laura Gallacher, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe ka shtuar shqetësimin te viktimat e tij.

Aktori dhe komediani britanik, i cili po vuan një dënim prej 10 vitesh e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale, ka këmbëngulur se është i pafajshëm për veprat penale për të cilat u dënua.

Në videon e publikuar në kanalin e tyre në YouTube, Laura lexoi një deklaratë të bashkëshortit, ku ai pretendonte se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi sipas tij nuk ishte fajtor për akuzat që e çuan pas hekurave.

Në të njëjtin mesazh, Brand zbuloi se ishte transferuar në burgun HMP Littlehey, një institucion që strehon burra të dënuar për vepra seksuale.

Publikimi i deklaratës ka vënë në lëvizje autoritetet britanike, të cilat po hetojnë nëse Brand ka shkelur rregullat e burgut duke lejuar që mesazhi i tij të transmetohej publikisht. Të burgosurit nuk lejohen të bëjnë deklarata publike që mund t’u shkaktojnë shqetësim viktimave, ndërsa komunikimi me mediat kërkon autorizim të posaçëm.

Nëse konstatohet shkelje e rregullave, Brand mund të përballet me masa disiplinore, përfshirë kufizimin e privilegjeve dhe të komunikimeve telefonike.

Reagime të ashpra ka pasur edhe nga zyrtarë britanikë. Sekretari i Jashtëm Ed Miliband e cilësoi mesazhin si të neveritshëm, duke kritikuar mungesën e pendesës dhe të ndjeshmërisë ndaj viktimave.

Ndërkohë, Mia Latter, një prej grave që e ka akuzuar Brandin, e cilësoi deklaratën si një fyerje për gratë që dëshmuan në gjyq dhe për sistemin e drejtësisë.

Hetimi pritet të përcaktojë nëse komediani ka shkelur rregullat gjatë qëndrimit në burg.

Të këshilluara

Grammy 2027: Lista e nominimeve

Së fundmi janë shpallur nominimet për edicionin e 69-të të çmimeve Grammy, duke sjellë surpriza, rekorde historike dhe dis...

18:29

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI