
Jason Kelce ka ndarë për herë të parë disa detaje nga dasma e vëllait të tij, Travis Kelce, me Taylor Swift.
Gjatë një paraqitjeje në American Century Championship në Nevada më 9 korrik, ish-ylli i NFL u pyet nga fansat për ceremoninë, e cila u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden.
"Ishte fantastike. Ishte vërtet bukur", u përgjigj Jason.
Një prej fansave e pyeti nëse kishte pirë më shumë se 15 birra gjatë festës. Ai u përgjigj me humor: "Shumë më tepër!"
Në dasmë, Jason Kelce mbajti rolin e Best Man, ndërsa Taylor Swift zgjodhi vëllain e saj si Man of Honor.
Ceremonia mblodhi rreth 1.000 të ftuar dhe u zhvillua me kod veshjeje black tie, ku burrat u paraqitën me smoking, ndërsa gratë me fustane të gjata elegante.
Edhe bashkëshortja e Jason, Kylie Kelce, e cilësoi ceremoninë si "të jashtëzakonshme", ndërsa pozonte për një fotografi me një fanse.
Për ditën e saj të madhe, Taylor Swift veshi një fustan të personalizuar Christian Dior Haute Couture, të dizajnuar nga drejtori i ri kreativ i shtëpisë së modës, Jonathan Anderson. Pamjen e kompletoi me këpucë Christian Louboutin dhe bizhuteri Cartier, ndërsa Travis Kelce u shfaq me një kostum të personalizuar Dior Haute Couture.
Pas ceremonisë, Madison Square Garden u ndriçua me mbishkrimin "JUST T MARRIED!", ndërsa në rrjetet sociale publikoi një mesazh që i referohej hitit të Taylor Swift, "Love Story".