Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Lapsi.al 9 July 2026

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për të mbledhur të dhëna mbi grupet e ekstremit të majtë.

Sipas një raportimi të Washington Post, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në botë, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke kërkuar informacion mbi grupet e ekstremit të majtë.

Gazeta shkruan se kabllogrami është dërguar në mesin e muajit qershor dhe u është adresuar ambasadave amerikane në disa vende, “nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri”.

Sipas dy personave të njohur me çështjen, disa prej ambasadave kanë kthyer përgjigje, por asnjëra nuk ka treguar se pajtohet me vlerësimin e administratës amerikane për nivelin e kërcënimit.

Raportimi vjen në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim në Washington, të fokusuar te ajo që administrata Trump e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga Washington Post, kjo nismë ka shkaktuar shqetësim te disa zyrtarë amerikanë, aleatë evropianë dhe analistë të pavarur, të cilët nuk e shohin kërcënimin në të njëjtat terma me administratën.

Në artikull thuhet se disa zyrtarë amerikanë druhen se kjo qasje mund të lidhet me përpjekje për të përdorur instrumente të fuqishme kundërterrorizmi ndaj aktivistëve në Shtetet e Bashkuara, të cilët administrata i sheh si ekstremistë të majtë.

Një zyrtar amerikan i kundërterrorizmit tha për gazetën se lidhja me grupe të huaja terroriste “mund të hapë disa mjete hetimore”, përfshirë survejimin.

Ndërkohë, disa diplomatë të huaj kanë shprehur rezerva për ftesën e Rubio-s, duke vënë në dyshim qartësinë e qëllimit të takimit.

“Ne nuk kemi antifa”, tha një diplomat evropian për Washington Post. Një tjetër u shpreh: “Nuk mendoj se mund të gjejmë ndonjë arsye pse do të na interesonte të merrnim pjesë në një aktivitet të tillë”.

Të këshilluara

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI