Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret partitë opozitare në takim

Lapsi.al 9 July 2026

Procedurat filluan! Albin Kurti ka nisur ftesa për t'u takuar me krerët e partive opozitare: Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Aleancës. Për takimin Kurti ka caktuar si vendndodhje Kryeministrinë, ndërsa ende asnjë nga subjektet politike nuk ka deklaruar nëse do t'i përgjigjen apo jo ftesës.

Gjithsesi, menjëherë pas këtij moment, PDK dhe LDK kanë mbledhur kryesinë pasditen e kësaj të enjteje. Në PDK deputetet e rizgjedhur nuk kanë dhënë një qëndrim për ftesën e Kurtit, ndërsa në LDK duket se problemi është i dyfishtë.

Aty një pjesë e kryesisë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas rezultatit të 7 qershorit, që gjithsesi nuk ndryshoj shumë nga ai i 28 dhjetorit, ku kjo parti preku një nga rezultatet e saj më të dobëta që nga krijimi i saj.

KQZ certifikoj rezultatin e zgjedhjeve të mërkurën, gati një muaj nga votimet e fundit, ndërsa tani ushtruesja e detyrës së presidentes duhet të thërrasë seancën konstituive brenda 30 ditësh, teksa kushtetuta lë si afat fundor 7 gushtin. Problemi kryesor vijon të mbetet: zgjedhja e kreut të ri të shtetit.

Të këshilluara

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI