Flash

Zjarr i madh në Babicë të Vlorës

Lapsi.al 9 July 2026

Një vatër zjarri është shfaqur në kodrat e fshatit Babicë, në Vlorë, duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, çka bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi. 

Zjarri rrezikoi disa banesa të zonës, ndërsa përfshiu sipërfaqe me shkurre, pemtari dhe ullishte, duke djegur disa rrënjë ulliri.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat, pas rreth një ore pune intensive, arritën të izolojnë dhe më pas të shuajnë plotësisht flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave. 

Nga zjarri u shkaktuan vetëm dëme në bimësi pemtari dhe ullishte, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. 

Të këshilluara

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI