Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

12 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës në Durrës (Emrat)

Lapsi.al 9 July 2026

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke vënë në shënjestër një rrjet të shtrirë zyrtarësh, ish-zyrtarësh dhe personave privatë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.

Gjykata e Durrësit ka lëshuar plot 12 masa sigurie, të cilat përfshijnë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Aksioni ka bërë të mundur ekzekutimin e këtyre masave ndaj personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke shtetërore në duart e personave privatë.

EMRAT

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje,  i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrë*

Të këshilluara

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI