Flash

Egjipti në kaos: Trajneri Hassan pështyn drejt një tifozi argjentinas me flamur izraelit

Trajneri i kombëtares egjiptiane Hossam Hassan u filmua duke dalë nga fusha në fund të ndeshjes, kur pështyn në tokë dhe i drejton një gjest fyes një tifozi argjentinas që kishte ngritur para tij një flamur izraelit.

Lapsi.al 10 July 2026

Pas zhgënjimit egjiptian për humbjen e hidhur ndaj Argjentinës, trajneri i kombëtares egjiptiane Hossam Hassan u filmua në një video të shkurtër teksa, duke dalë nga fusha në fund të ndeshjes, pështyn në tokë dhe i drejton një gjest fyes një tifozi argjentinas që kishte ngritur para tij një flamur izraelit, në një provokim të qartë pas deklarimit të mbështetjes së trajnerit për çështjen palestineze një ditë më parë.

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, veçanërisht në Egjipt dhe në pjesën tjetër të botës arabe, duke u ripostuar shumë herë me komente në mbështetje të Hassanit. “Pështyma jote është më e pastër”, lexohet në njërin prej tyre, ndërsa të tjerë kujtojnë se Argjentina ka strehuar për një kohë të gjatë shumë hierarkë nazistë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI