Flash

“Keqkuptimi” për penalltinë, si arbitri argjentinas Tello e bëri Mbappé të gabonte: “Nuk është e mundur”

Nga momenti kur arbitri Tello sinjalizoi dhe deri kur Mbappé mundi të godiste kaluan pothuajse 5 minuta, gjë që sipas francezëve do të ishte arsyeja pse sulmuesi i Real Madridit gaboi.

Lapsi.al 10 July 2026

Penalltia e akorduar për Francën kundër Marokut po ngjall shumë diskutime në rrjetet sociale. Çështja kryesore nuk është nëse ishte e drejtë të jepej (penallti e pastër), por koha që kaloi nga momenti kur arbitri Tello sinjalizoi dhe deri kur Mbappé mundi të godiste (pothuajse 5 minuta), gjë që sipas francezëve do të ishte arsyeja pse sulmuesi i Real Madridit gaboi.

Kështu mendon edhe Erling Haaland, i cili, teksa po ndiqte ndeshjen, shprehu mendimin e tij me një postim në Snapchat: “Nuk mund të presësh pesë minuta për të goditur një penallti”. Këto fjalë u mbështetën edhe nga trajneri i Francës, Didier Deschamps: “Jam dakord me Haaland – tha ai në konferencë – unë nuk flas spanjisht dhe arbitri ishte argjentinas. Kylian ishte tashmë gati për penalltinë, por nuk është një situatë e lehtë. Duhet të përshtatesh dhe kjo mund të bezdisë”.

Vetë Mbappé shpjegoi arsyen e pritjes së gjatë: “Godita, ai priti. Nuk godita mirë. Më pas, gjërat u komplikuan sepse pati një keqkuptim: arbitri më thotë se është penallti. Kështu që e pyeta nëse kontrolli kishte përfunduar. Ai tha po. Nga ai moment nisëm të vepronim, me Ousmane që ma dha topin. Pastaj arbitri vjen sërish tek unë, kur po përqendrohesha, për të më thënë se nuk kishte penallti. Kështu e mora sërish topin në duar. E vendosa përsëri dhe më thanë se në fakt ishte penallti. Më pas më tha të prisja, sepse duhej kontrolluar një aksion dy minuta më parë. U shpërqendrova. Sigurisht që mendova për shumë skenarë se si të përqendrohesha për një penallti; nuk e di sa zgjati, por ky është futbolli i ri me VAR-in. Duhet të përshtatemi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI