Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Jack Antonoff dhe Margaret Qualley drejt divorcit?

Lapsi.al 8 July 2026

Marrëdhënia mes producentit muzikor Jack Antonoff dhe aktores Margaret Qualley duket se ka marrë fund pas më pak se tre vitesh martesë.

Sipas revistës People, një burim pranë çiftit e përshkroi lidhjen e tyre si "të trazuar", duke zbuluar se konfliktet ishin bërë të shpeshta.

"Ata ziheshin shpesh. Mes angazhimeve të saj në aktrim dhe faktit që ai kalonte shumë kohë në turne ose në studio deri vonë, marrëdhënia është bërë e vështirë", tha burimi.

Një tjetër person pranë tyre u shpreh se dyshja po "përpiqet të gjejë një zgjidhje", pa dhënë detaje nëse ndarja është përfundimtare.

Spekulimet për krizën nisën më 3 korrik, kur Antonoff mori pjesë në festimet e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden, i shoqëruar nga motra e tij Rachel, ndërsa Qualley mungonte.

Fillimisht u raportua se aktorja nuk ishte e pranishme për shkak të xhirimeve të filmit të saj të ri. Megjithatë, sipas TMZ, ajo kishte përfunduar xhirimet e projektit "King Snake" që në qershor dhe nuk pritet të nisë punën për filmin "Possession" deri më vonë gjatë vitit.

Edhe pse lajmi për ndarjen u konfirmua, Antonoff u fotografua të mërkurën duke mbajtur ende unazën e martesës.

Shenjat e para të krizës ishin vënë re muaj më parë. Në prill, Qualley ndryshoi emrin e llogarisë së saj në Instagram, duke hequr referencën ndaj këngës "Isimo" të Antonoff. Fansat vunë re gjithashtu se grupi Bleachers kishte hequr nga repertori i turneut këngën "Margaret", e cila ishte frymëzuar nga aktorja.

Ndërkohë, të mërkurën, ndjekësit zbuluan se Qualley kishte fshirë nga Instagrami fotografitë e dasmës dhe çdo gjurmë të bashkëshortit të saj.

Antonoff dhe Qualley u panë së bashku për herë të fundit në ceremoninë e Grammy Awards 2026, më 1 shkurt.

Historia e tyre e dashurisë nisi në gusht të vitit 2021, kur u fotografuan duke u puthur në New York. Ata konfirmuan publikisht lidhjen në mars 2022, ndërsa fejesën e bënë zyrtare dy muaj më vonë.

Çifti u martua në gusht të vitit 2023 gjatë një ceremonie intime në New Jersey, por tani duket se rrugët e tyre janë ndarë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI