Flash

Protestuesi: Mbase nesër, që janë të 40-at, ja hamë edhe hallvën Edi Ramës

Lapsi.al 8 July 2026

Në ditën e 39-të e protestës, një prej organizatorëve të saj, ka uruar që kryeministri Edi Rama “të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë” ditën e nesërme, në ditën e 40-ë të protestës dhe t'i hanë hallvën.

Arben Kola ka kërkuar nga qytetarët që të bojkotojnë koncertin e këngëtarit Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë.  

“Vazhdoni të prishni algoritmin dhe bojkotoni Kanye West bashkë me Ramoviçin, i cili është çmendur dhe shpresojmë që shumë shpejt të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë dhe Shqipëria të shpëtojë. Mbase nesër, që janë të 40-at, ja hamë edhe hallvën dhe të shpëtojmë. Mbase nesër vendos të hidhet ose nga charteri që po vjen nga Turqia, ose nga tarraca e Kryeministrisë. E mira e të mirave ishte siç e bëjnë në shtetet perëndimore ose në Indi, ku digjet trupi dhe hirin t’ja dërgojnë diku, në një kontinent tjetër. Që mos ta kemi hirin e tij, kockat e tij në tokën tonë. Një djall si Rama nuk i duhet vendit tonë as mbi tokë e as nën tokë”, tha Arben Kola.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI