Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Deputetët e Vlen ndalohen të hyjnë në Shqipëri, dyshohet për shkak të mbështetjes së protestës

Lapsi.al 8 July 2026

Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21.

Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.

Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.Sipas burimeve tona, kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.
Kujtojmë se “Revolucioni Flamingo” është një lëvizja qytetare në Shqipëri, e cila nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Laguna e Nartës, Zvërnec dhe projekteve të zhvillimit në Ishulli i Sazanit, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./ TV 21

Të këshilluara

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI