Flash

E ndaluan të hynte në Shqipëri, reagon deputeti i Tetovës: Tiranët s'na kanë trembur, aq më tepër këta të Open Balkan

Lapsi.al 8 July 2026

Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pasi autoritetet shqiptare nuk e lejuan të hynte në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Azizi falënderoi të gjithë ata që i kanë shprehur mbështetje, ndërsa theksoi se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkruan ai.

Deputeti i VLEN thekson se Shqipëria nuk i përket askujt në mënyrë të veçantë dhe se ajo është atdheu i çdo shqiptari, pavarësisht se kush është në pushtet.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, shprehet Azizi në reagimin e tij.

Deri tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë një sqarim publik mbi arsyet e moslejimit të hyrjes së deputetit të VLEN në territorin e Shqipërisë.

 

Të këshilluara

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI