Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Avioni i Brazilit kthehet në Rio pas dështimit në Botëror, por në bord ndodhet vetëm një futbollist

Surpriza më e madhe, pas uljes së avionit të Brazilit, ishte se në bord ndodhej vetëm një lojtar: Danilo. Pjesa tjetër e skuadrës, përfshirë trajnerin Carlo Ancelotti, kishte marrë drejtime të tjera.

Lapsi.al 8 July 2026

Avioni i kombëtares braziliane u nis të martën nga Nju Xhersi, ku ishte akomoduar skuadra gjatë Botërorit, drejt Rio de Zhaneiros. Zhgënjimi pas eliminimit të verdhebluve në të tetat e finales nga Norvegjia është i madh. Por surpriza më e madhe, pas uljes së avionit, ishte se në bord ndodhej vetëm një lojtar: Danilo. Ish-futbollisti i Juventusit u pa duke dalë i vetëm nga aeroporti dhe nuk tha asnjë fjalë. Pjesa tjetër e skuadrës, përfshirë trajnerin Carlo Ancelotti, kishte marrë drejtime të tjera.

Sipas mediave braziliane, Danilo u kthye bashkë me pjesën tjetër të delegacionit, ku përfshiheshin masazhatorë, staf teknik, mjekë dhe personeli i komunikimit, por pa asnjë shok skuadre. Arsyeja kryesore e kësaj situate të pazakontë lidhet me angazhimet e lojtarëve. Ata që luajnë në klubet europiane, pas eliminimit, u lejuan të shkonin në destinacionet e tyre të pushimeve përpara se t’u bashkoheshin skuadrave për fazën përgatitore. Ndërsa Ancelotti zgjodhi Vankuverin, në Kanada, për të pushuar disa ditë dhe për të rifituar energjitë në prag të angazhimeve të shtatorit.

Një situatë që sigurisht nuk i ka pëlqyer popullit brazilian, i cili do të kishte preferuar të shihte të gjithë lojtarët të ktheheshin së bashku në atdhe. Pamja e një lojtari të vetëm në Rio pas dështimit në Botëror nuk është aspak e bukur. Në bord, përveç anëtarëve të stafit teknik dhe personelit mbështetës, Danilon e shoqëronte edhe portieri Leo Nannetti, i cili nuk ishte grumbulluar për Botërorin, por kishte marrë pjesë në stërvitjet e portierëve.

Pamja e Danilos si i vetmi futbollist në fluturimin zyrtar ka tërhequr vëmendjen në Brazil dhe simbolizon fundin e papritur të një Botërori që përfundoi shumë herët për një nga favoritët për triumf. Disa prisnin që shembullin e kthimit në Brazil, krahas Danilos, ta jepnin edhe futbollistët më me përvojë si Alisson, Marquinhos, Casemiro apo Neymar. Por të gjithë zgjodhën të nisnin pushimet e tyre, për të lënë pas zhgënjimin dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri me klubet, duke u lënë tifozëve, si gjithmonë, hidhërimin e një eliminimi që erdhi shumë shpejt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI