Flash

Ziko shpërthen pas eliminimit: “Urime Argjentinës, e fituan Botërorin! Është i trukuar”

Ziko, autor i golit të dytë të Egjiptit, akuzoi ashpër arbitrin dhe hodhi dyshime të forta mbi rregullsinë e turneut, duke pretenduar se gjithçka ishte organizuar për të favorizuar Argjentinën.

Lapsi.al 7 July 2026

Argjentinës iu deshën vetëm 13 minuta për të përmbysur gjithçka dhe për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Botërorit, pasi ishte shumë pranë eliminimit. Egjipti kishte zhvilluar një ndeshje pothuajse perfekte për 70 minuta dhe kishte krijuar epërsinë 2-0, por në fund pësoi një përmbysje dramatike. I udhëhequr nga Lionel Messi, ekipi argjentinas fitoi 3-2 dhe siguroi kalimin në fazën tjetër. Megjithatë, në kampin egjiptian mbizotëron zemërimi. Ziko, autor i golit të dytë të Egjiptit, akuzoi ashpër arbitrin dhe hodhi dyshime të forta mbi rregullsinë e turneut, duke pretenduar se gjithçka ishte organizuar për të favorizuar Argjentinën.

Ziko: “Turneu është i manipuluar”

Sulmuesi egjiptian, të cilit iu anulua fillimisht një gol nga VAR-i për faull, nuk i kurseu kritikat pas ndeshjes. "Arbitri ishte i padrejtë, plotësisht i padrejtë. Ishte një padrejtësi e qartë. Ai ishte haptazi kundër nesh. Nuk mund të eliminohemi në këtë mënyrë kur po fitonim 2-0 ndaj Argjentinës. Turneu është i manipuluar. Zoti e ndëshkoftë."
Më pas ai ironizoi edhe rezultatin përfundimtar: "U kërkoj falje tifozëve. Donim t'i bënim të lumtur, por nuk ishte në dorën tonë, ishte në dorën e arbitrit. Turneu është qartësisht i manipuluar. Urime Argjentinës që e ka fituar tashmë Kupën e Botës, gjithçka është planifikuar."

Edhe trajneri i Egjiptit, Hassan, mbështeti të njëjtin qëndrim: "Gjithçka ka të bëjë me marketingun dhe paratë. Ata duan që Messi, kampioni i botës, të vazhdojë rrugëtimin në turne. Në futboll shumë gjëra vendosen jashtë fushës, sipas interesave. Ajo që ndodhi ishte e padrejtë. Egjipti e meritonte kualifikimin, ishim skuadra më e mirë."

Episodi që ndezi polemikat

Sipas egjiptianëve, momenti vendimtar ndodhi pak para golit të fitores së Argjentinës. Mohamed Salah u rrëzua në zonë pasi Julian Alvarez e shkeli në këmbë, por arbitri francez Letexier nuk akordoi penallti dhe lejoi vazhdimin e lojës.

Në aksionin pasues, Enzo Fernandez shënoi golin e fitores për Argjentinën. Stoli i Egjiptit shpërtheu në protesta, duke kërkuar anulimin e golit dhe dhënien e penalltisë. Për protestat e ashpra, trajneri i portierëve, Saafan El-Sagheer, u ndëshkua me karton të kuq.

Pas përfundimit të ndeshjes, Ziko akuzoi drejtpërdrejt arbitrin Letexier se ndikoi në rezultatin e sfidës, duke ushqyer edhe më tej polemikat rreth këtij eliminimi dramatik.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI