Flash

Aleksi e katranos, dhuroi golin pastaj u përjashtua: Egnatia nuk humbet me Petrocub falë Dajsinanit

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, kanë arritur një barazim të vlefshëm 1-1 ndaj Petrocub në Moldavi, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Champions League. Pavarësisht se luajtën me dhjetë lojtarë për një pjesë të madhe të takimit, rrogozhinasit mbajtën gjallë shpresat për kualifikim, të cilat do të vendosen në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.

Lapsi.al 8 July 2026

Akti i parë i kualifikueseve të Champions League mes Petrocub të Moldavisë dhe kampionëve të Shqipërisë, Egnatias, është mbyllur me një barazim dramatik 1-1. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Zimbru" të Moldavisë, pa rrogozhinasit të tregojnë karakter të fortë, duke rezistuar me dhjetë lojtarë për një pjesë të madhe të takimit dhe duke e lënë kualifikimin krejtësisht të hapur për ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Ndeshja nisi në mënyrë të kobshme për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede. Që në sekondën e 40-të, pa u mbushur ende një minutë lojë, një moskoordinim në mbrojtjen e Egnatias, i nisur nga portieri Dajsinani, u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga sulmuesi vendas Popescu, i cili ndëshkoi rrogozhinasit duke çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Megjithatë, Egnatia nuk u dorëzua. Pas disa tentativave, përfshirë një aksion të rrezikshëm të Bakayoko-s në minutën e 10-të, ku topi përfundoi ngjitur me shtyllën, përpjekjet e kuqebluve u shpërblyen. Në minutën e 35-të, Altin Kryeziu ndodhej në kohën dhe vendin e duhur, duke rikthyer baraspeshën në 1-1 dhe duke i dhënë frymëmarrje skuadrës shqiptare.

Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, një tjetër moment kyç tronditi Egnatian. Kapiteni Aleksi, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme, u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë. Por, pas rishikimit me sistemin VAR, arbitri kryesor anuloi kartonin e verdhë dhe nxori jashtë mbrojtësin me karton të kuq të menjëhershëm, duke e lënë Egnatian me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë.

Me një lojtar më pak në fushë, fraksioni i dytë ishte një test i vërtetë karakteri për Egnatian. Skuadra moldave, Petrocub, ushtroi presion të vazhdueshëm dhe krijoi disa aksione dinamike. Megjithatë, rrogozhinasit iu falën një superparaqitjeje të portierit Dajsinani, i cili me ndërhyrjet e tij vendimtare frenoi kundërshtarin dhe mbajti rezultatin 1-1, duke ruajtur kështu shpresën e gjallë për kualifikim.

Takimi i kthimit, një sfidë vendimtare, do të luhet në Rrogozhinë më 15 korrik, në orën 21:00. Aty, të besuarit e Nevil Dedes do të bëjnë çmos të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar një rezultat që do t'u mundësonte kalimin në fazën tjetër të prestigjiozes Champions League.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI