Flash

Inter, shifra rekord: 518 milionë euro të ardhura, rezultati i dytë më i mirë në histori, e 22,7 milionë fitim

Pasqyra financiare për sezonin 2025/26 e Inter tregon të ardhura prej 518 milionë eurosh, duke regjistruar rezultatin e dytë më të mirë në historinë e klubit, pas rekordit të sezonit të kaluar (567 milionë euro)

Lapsi.al 25 September 2026

Bordi Drejtues i Inter ka miratuar projektin e bilancit për vitin financiar 2025/26 gjatë mbledhjes së zhvilluar sot në selinë e klubit. Pasqyra financiare për sezonin 2025/26 tregon të ardhura prej 518 milionë eurosh, duke regjistruar rezultatin e dytë më të mirë në historinë e klubit, pas rekordit të sezonit të kaluar (567 milionë euro), i karakterizuar nga të ardhurat e jashtëzakonshme të siguruara nga pjesëmarrja në FIFA Club World Cup dhe arritja e finales së Champions League.

“Projekti i bilancit mbyllet me rezultat pozitiv, me një fitim neto prej 22,7 milionë eurosh – thuhet në komunikatën e klubit zikaltër – Ky rezultat u arrit falë konsolidimit të xhiros dhe një reduktimi të kostove të prodhimit me rreth 20 milionë euro, të barabartë me 4%. Të ardhurat komerciale u rritën me 7%, kryesisht falë rritjes së të ardhurave nga shitja e produkteve të klubit, të mbështetura nga modeli i ri i biznesit i zbatuar me partnerin Fanatics. Gjithashtu, u rritën edhe të ardhurat nga ditët e ndeshjeve, duke marrë parasysh mesataren për çdo event. Të ardhurat nga shitjet e lojtarëve u rritën me 11 milionë euro, së bashku me një ulje të amortizimeve dhe zhvlerësimeve të të drejtave shumëvjeçare të lojtarëve, në masën 8 milionë euro. Ecuria e vitit financiar bëri të mundur kthimin në territor pozitiv të kapitalit neto të Grupit me 10,4 milionë euro, nga një pozicion negativ prej 12 milionë eurosh në mbylljen e bilancit 2024/25”.

Dhe më tej: “Sa i përket shpenzimeve financiare të Grupit, gjatë vitit financiar në fjalë u konkretizua një reduktim i shpenzimeve financiare me rreth 50%, në masën 19 milionë euro, që i atribuohet operacionit të rifinancimit të përfunduar në fund të vitit të kaluar. Financimi i ri karakterizohet nga një kosto më e ulët e kapitalit krahasuar me atë të mëparshëm. Gjithashtu, duhet theksuar se Klubi ka nisur një plan të konsiderueshëm investimesh për zhvillimin e infrastrukturës së Inter Training Center në Appiano Gentile dhe Konami Women & Talent Center në Interello”.

“Gjatë merkatos së verës, skuadra në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu, në sezonin e tij të dytë si teknik i zikaltërve, u zgjerua me ardhjen e talenteve të rinj ndërkombëtarë për t’iu bashkuar një grupi të konsoliduar që përballet me Champions League-n e nëntë radhazi dhe me Serie A si Kampione e Italisë – thuhet në komunikatë – Në fillim të sezonit 2026/27 u nënshkrua një partneritet i ri me BBVA, institucion bankar lider në sektor dhe me një ofertë inovative tërësisht digjitale në Itali. BBVA është Official Sleeve Partner dhe Official Banking Partner i klubit zikaltër, si dhe Front Jersey Partner për të gjitha skuadrat e të rinjve nga U18 e poshtë. Me vendosmëri, ambicie dhe shpirt konkurrues, Klubi do të përballet me të gjitha kompeticionet italiane dhe evropiane, duke vazhduar paralelisht rrugëtimin e tij të rritjes dhe konsolidimit jashtë fushës”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI