Flash

“E njihni JLo?” – McConaughey tregon si i shpëtoi telasheve në Meksikë

Lapsi.al 16 August 2026

Matthew McConaughey ka treguar se një nga rolet e tij më të njohura në kinema i ka ardhur në ndihmë në një situatë të pazakontë gjatë një udhëtimi në Meksikë.

Aktori fitues i “Oscar”-it e rrëfeu historinë gjatë një interviste në podcastin “Happy Sad Confused”, ku tregoi se ishte ndaluar nga autoritetet lokale teksa po udhëtonte me makinë natën vonë.

McConaughey tha se po udhëtonte në jug të Meksikës me një kamion të shtrenjtë dhe se autoritetet duket se e kishin vënë në shënjestër pasi ishte një amerikan që po udhëtonte me një automjet luksoz.

“The Wedding Planner më nxori nga një situatë shumë e keqe në Meksikë një herë”, tregoi aktori.

Ai shpjegoi se, në vend që situata të përshkallëzohej, vendosi të përdorte famën e tij në Hollywood.

“U thashë: ‘Ju e njihni Jennifer Lopez? E keni parë The Wedding Planner?’ Aty luaj unë”, rrëfeu McConaughey.

Sipas tij, reagimi i autoriteteve ndryshoi menjëherë.

“Ata u entuziazmuan dhe përfunduam duke bërë foto së bashku. Pastaj më lanë të ikja”, tregoi ai.

Filmi “The Wedding Planner”, i publikuar në vitin 2001, bashkoi McConaughey dhe Jennifer Lopez në rolet kryesore. Filmi u shndërrua në sukses komercial, duke debutuar në vendin e parë në arkat amerikane dhe duke arkëtuar afro 100 milionë dollarë në mbarë botën.

McConaughey dhe Lopez janë shprehur ndër vite me fjalë të mira për njëri-tjetrin. Dy aktorët u ribashkuan virtualisht në vitin 2021, me rastin e 20-vjetorit të filmit, ku kujtuan edhe momentet nga xhirimet.

McConaughey ka vlerësuar gjithashtu profesionalizmin e Lopez, duke e cilësuar në një intervistë të vitit 2024 si një artiste që mund të bëjë shumë gjëra njëkohësisht.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI