Flash

Pistoleta në kokë dhe ndjekja me vrap, si dështoi atentati në Elbasan (PAMJET)

Lapsi.al 15 August 2026

Pamjet e sigurisë kanë zbardhur momentet e atentatit të dështuar mesditën e sotme në Elbasan, ku një person i shpëtoi një sulmi me armë zjarri në një lokal të frekuentuar.

Në video, (KLIKO KËTU) shënjestra shihet teksa del nga ambientet e brendshme të lokalit, e veshur me bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra. Ai ecën qetësisht dhe ndalon për pak çaste pranë derës, pa e kuptuar se dikush po e ndiqte nga pas.

Në një nga tavolinat jashtë lokalit ndodhej autori, i cili ishte ulur në shoqërinë e një gruaje. Sapo shënjestra del jashtë, ai ngrihet menjëherë, nxjerr një pistoletë nga çanta dhe niset me vrap drejt tij.

Autori e arrin nga pas në dalje të lokalit. Ai i vendos tytën e armës në pjesën e pasme të kokës dhe tenton të qëllojë.

Por arma duket se nuk funksionon. Në momentin kur ndien tytën në kokë, shënjestra kthen kokën, përpiqet t’ia largojë armën autorit dhe më pas largohet me vrap. Edhe autori e ndjek për disa metra, përpara se të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se personi që ishte objektiv i atentatit është Ermir Bitoci, i njohur gjithashtu si Ermir Kërtezi. Ai prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë dhe, sipas të dhënave paraprake, kthehet në vend kryesisht gjatë periudhës së verës.

Emri i Bitocit/Kërtezit është përmendur ndër vite në Elbasan në lidhje me episode dhe ngjarje të periudhës së trazirave të viteve 1997-2000. Pas kësaj periudhe, ai është larguar nga Shqipëria.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 në lokalin “Art Coffee Bistro”, në hyrje të Elbasanit, në lagjen “Emin Matraxhiu”. Në ambient ndodheshin edhe klientë të tjerë, të cilët u përfshinë në panik pas sulmit.

Deri në këto momente, policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për identitetin e personit të sulmuar apo për dinamikën e plotë të ngjarjes. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorit, ndërsa pamjet filmike pritet të jenë ndër provat kryesore për rindërtimin e atentatit dhe përcaktimin e motivit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI