Flash

Berisha: Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat

Lapsi.al 15 August 2026

Berisha: Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim në rrjetet sociale me ndjekësit, e cilësoi javën që kaluam si "tejet të nxehtë, të dominuar nga protesta në mbarë vendin, në Tiranë dhe në një seri qarqesh të Shqipërisë kundër korrupsionit, arbitraritetit të kreut të Meduzës, Edi Rama dhe organizatës së tij kriminale".

"Java ishte javë e zjarreve, e dhjetëra e dhjetëra zjarreve të shumta, të cilat kërcënuan jo në një, por në disa zona të banuara të vendit banesa dhe jetën e qytetarëve. Përballë këtyre zjarreve, narkoqeveria vazhdonte vakancat. Edi Rama dhe ministrat e tij rreziteshin në diell, duke luajtur kumbar dhe në indiferencë të plotë të kësaj që ndodh. Prej mbi 2 javësh, me dhjetëra e qindra punonjës heroikë të zjarrfikësve dhe të tjerë janë përballur me guxim me zjarret në katër anët e vendit. Asnjë qindarkë shtesë gjer sot nuk kanë marrë, përveç mashtrimeve të Edi Ramës. Pamjet e ushqimit të tyre janë mjerim. Është një injorim, një mosmirënjohje e thellë, e turpshme për sakrificën dhe djersën që derdhin, rrezikun me të cilin përballen këta burra, por edhe qytetarët", tha Berisha.

"Ndërkohë, protesta rinore qytetare, uragani i lirisë vazhdon i pamposhtur. Ka dështuar me turp e gjithë përpjekja e Edi Ramës për ta përçarë, të gjitha format e përdorura për kërcënim, miklim ndaj tyre. Ajo protestë është sot zëri i Shqipërisë në Evropë dhe në botë. Pavarësisht nga indiferenca kriminale që qeveria dhe Edi Rama dëshmojnë ndaj saj. Pavarësisht nga metodat e terrorizmit politik dhe psikologjik që përdoren ndaj protestuesve, asgjë nuk do ndalë uraganin e lirisë pa triumfuar. Vjeshta është vjeshta e shqiptarëve, është vjeshta e lirisë, është vjeshta në të cilën qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat të marrë pjesë në protestë, të mbështesë protestën me pjesëmarrjen e tij ose të saj, si një kontribut historik për vendin, si një kontribut historik për të ardhmen e Shqipërisë", shtoi kreu demokrat.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI