
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë hyrë në një raund të ri konfrontimi të ashpër mbi Ngushticën e Hormuzit, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se synon ta shpallë të atë si "territor të SHBA-së". Pas kësaj ka ardhur edhe përgjigjia e Teheranit. Teherani e hodhi poshtë kategorikisht deklaratën e presidentit amerikan, duke theksuar se Ngushtica mbetet iraniane dhe do të hapet vetëm me vendimin e tij.
Mediat shkruajnë se Ngushtica e Hormuzit ka mbetur e mbyllur që nga fillimi i luftës, ndërsa SHBA-të kanë vendosur bllokadë në portet iraniane në Gjirin Persik. President Donald Trump mbrojti vendimin e tij për të shkuar në luftë me Iranin, pavarësisht rritjes prej 35% të çmimit të benzinës në SHBA. Aktualisht nuk ka negociata midis dy vendeve, pavarësisht kontakteve që po bëhen nëpërmjet ndërmjetësve nga Katari dhe Pakistani.
Në javët e fundit, administrata Trump është përqendruar gjithnjë e më shumë në presionin ekonomik ndaj Iranit, pasi kanalet diplomatike mbeten kryesisht të mbyllura. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ka pezulluar për momentin, fushatën e bombardimeve kundër Republikës Islamike.