Flash

Reshjet përfshijnë Qarkun e Elbasanit, probleme në disa akse rurale

Lapsi.al 20 February 2026
Reshjet përfshijnë Qarkun e Elbasanit, probleme në disa akse

Qarku i Qarku Elbasan është përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar, por deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme emergjente. Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, nuk raportohen situata kritike. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranika janë mbi mesataren, por pa krijuar rrezik për përmbytje apo dalje nga shtrati.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale janë të hapura për qarkullim. Megjithatë, në disa segmente janë shfaqur probleme të përkohshme. Në aksin Elbasan–Gjinar dhe Gramsh–Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese, duke rikthyer normalitetin në lëvizje.

Më problematike paraqitet situata në aksin Drizë–Holte, ku reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar gërryerje të trupit të rrugës. Nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar është kryer një ndërhyrje me mbushje, por ajo nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi gjatë ditës së sotme janë shfaqur sërish probleme. Kërkohet një zgjidhje përfundimtare për stabilizimin e segmentit.

Shembje dhe çarje të trupit të rrugës raportohen edhe në aksin rural Grekan–Shelg, në bashkinë Belsh, ku nevojitet ndërhyrje për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ndërkohë, HEC Banjë ka ulur që prej pasdites së djeshme shkarkimet në nivelin 50 m³/sek. Në total, së bashku me prodhimin, shkarkimet arrijnë në 150 m³/sek, pa krijuar problematika për zonat përreth. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun. Strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të situatës, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI