Flash

KPP mban të pezulluar tenderin 7.7 mln euro të sistemit të fiskalizimit

Lapsi.al 6 February 2026
KPP mban të pezulluar tenderin 7.7 mln euro të sistemit të

Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” për shkak të mosplotësimit të gjithë kërkesave nga ana e autoritetit kontraktor.

Në një vendim më të hershëm KPP kërkoi që të bëheshin një sërë ndryshimesh të cilat duhet të reflektoheshin në sistem për procedurën që ka një fond limit 7.7 mln euro dhe që ka për autoritet Agjencinë Kombëtaret të Shoqërisë së Informacionit.

Ankesa e një prej operatorëve e vendosi sërish këtë procedurë nën pezullim, duke e zgjatur afatin për marrjen e këtij shërbimi ndërkohë që ajo është çelur nga prilli i vitit të shkuar. Në shqyrtimin e kësaj ankese KPP vendosi që pezullimi të mbetet dhe autoriteti të mos vijojë me hapat e tjerë të procedurës. Ndryshe nga kjo procedurë KPP ka rrezuar ankimimin për një tjetër procedurë që lidhej me internetin e institucioneve.

Tenderat që lidhen me teknologjinë dhe informacionin janë kthyer në një nga ngërçet e shumta të prokurimit duke rrezikuar në disa raste edhe mos marrjen në kohë të shërbimeve apo duke i kushtuar shtrenjtë autoriteteve për shkak të masave emergjente që shihen të nevojshme për të vijuar shërbimin.

Një nga këto probleme duket se ka prekur edhe sistemin e Self Care të Tatimeve që është prej javësh tani në pamundësi për të ofruar shërbim të vazhdueshëm për bizneset, ankesë që lakohet thuajse çdo ditë prej tyre.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit per Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve u hap në prill të këtij viti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardware). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” theksohet më tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./ Monitor

Të këshilluara

Emrat/ Policia sekuestron 2200 tableta ekstazi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Elvis Lezo  42 vjeç dhe Bujar Lezo 59 vjeç pasi kishin përshtatur ambientet e banesës së tyre në punishte për përgatitjen e ...

10:09

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shi...

07:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI