Flash

Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin

Lapsi.al 6 February 2026
Parandalohet shpërthimi i një automjeti në Sarandë, shoferi

Një atentat me eksploziv është parandaluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Vrinës, në territorin e bashkisë Konispol, falë reagimit të shpejtë të drejtuesit të mjetit, i cili ka konstatuar diçka të dyshimtë gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se teksa po qarkullonte me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin rrugor Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet. Ai ka ndaluar menjëherë dhe ka konstatuar praninë e një lënde të dyshuar eksplozive.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të shumtë të policisë dhe më pas edhe ekspertë të krimeve të renda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA.

Nga informacionet e deritanishme, është mësuar së në mjetin është konstatuar një sasi lëndë eksplozive e shpërndarë në sediljen e pasme të mjetit. Ekspertët janë duke punuar për caktivizimin e saj, ndërkohë që zona është rrethuar dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Shtetasi Mirash Gjikola rezulton person me precedentë penalë, i dënuar më parë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Emrat/ Policia sekuestron 2200 tableta ekstazi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Elvis Lezo  42 vjeç dhe Bujar Lezo 59 vjeç pasi kishin përshtatur ambientet e banesës së tyre në punishte për përgatitjen e ...

10:09

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shi...

07:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI