Flash

Sekuestrohen 2200 tableta me ekstazi, dy kushërinj në pranga

Lapsi.al 6 February 2026
Sekuestrohen 2200 tableta me ekstazi, dy kushërinj në pranga

Dy kushërinj janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar për përgatitje dhe shitje të lëndëve narkotike. Të ndaluarit janë E. L., 42 vjeç, dhe B. L., 59 vjeç. Sipas hetimeve, ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre në zonën e “Ali Demit” për prodhimin e tabletave ekstazi (MDMA). Ato dyshohet se përdoreshin për shitje në lokalet e natës.

Operacioni u zhvillua pas disa javësh hetimesh. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi rreth 2200 tableta ekstazi dhe dy telefona celularë. Dy të arrestuarit u kapën në flagrancë dhe çështja po hetohet nga organet e drejtësisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shi...

07:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI