Flash

Arrestohet 34-vjeçari i akuzuar për prodhim kánabisi

Lapsi.al 6 February 2026
Arrestohet 34-vjeçari i akuzuar për prodhim kánabisi

Si rezultat i një hetimi proaktiv 2-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga bashkautori i prodhimit të 92 kilogramëve Cannabis, në fshatin Gjonbardhaj Lezhë. Të ndaluarit iu gjetën në banesë, 3 mjete prerëse (thika).

Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet. Nga kontrolli i kryer rishtas në banesën e shtetasit D. V., u gjetën 3 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Emrat/ Policia sekuestron 2200 tableta ekstazi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Elvis Lezo  42 vjeç dhe Bujar Lezo 59 vjeç pasi kishin përshtatur ambientet e banesës së tyre në punishte për përgatitjen e ...

10:09

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shi...

07:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI