Flash

17 të burgosur politikë lirohen në Venezuelë pas premtimeve të qeverisë së përkohshme

Lapsi.al 5 February 2026
17 të burgosur politikë lirohen në Venezuelë pas premtimeve

Të paktën 17 të burgosur politikë u liruan të mërkurën si pjesë e një serie lirimesh të premtuara nga qeveria e përkohshme e Venezuelës nën presionin e SHBA-së pas operacionit ushtarak që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro më 3 janar, tha dje një organizatë joqeveritare.

OJQ-ja Foro Penal tha se kishte verifikuar 17 lirime të të burgosurve që i përshkroi si politikë dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të liruar që nga 8 janari në 367, tha drejtori i saj Alfredo Romero.

Lirimet u kryen në katër burgje, në qytete pranë kryeqytetit Karakas, ndërsa numri i të burgosurve politikë në vend tani tejkalon 600, sipas organizatës joqeveritare.

Autoritetet venezueliane njoftuan më 8 janar lirimin e një “numri të madh” të burgosurish, por opozita dhe OJQ-të thonë se kjo po ndodh me ritme të ngadalta dhe të afërmit e të paraburgosurve vazhdojnë të ngrenë kampe jashtë qendrave të paraburgimit.

Presidentja në detyrë Delcy Rodriguez njoftoi të premten një ligj që do të parashikonte një amnisti të përgjithshme dhe do të përfshinte të burgosurit që opozita dhe OJQ-të i përshkruajnë si politikë — të cilët nuk do të përballen më me procedura ligjore. Të paraburgosurit aktualisht po lirohen me kusht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI