Flash

Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

Lapsi.al 5 February 2026
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.

Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.

Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.

Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.

Ajo që e bën situatën në Shqipëri unike në rajon është numri shumë i ulët i atyre që nuk paguajnë. Vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%. Ky është treguesi më i ulët në Ballkan (ku mesatarja rajonale është 13%), duke sugjeruar se mbulimi “falas” mbetet më shumë një premtim sesa një realitet i prekshëm për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.

Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin (kategoritë 1-10% dhe mbi 10% së bashku), e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël. Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI