Flash

Protesta në Velipojë në ditën e tretë, banori: Rama si Enver Hoxha

Lapsi.al 4 February 2026
Protesta në Velipojë në ditën e tretë, banori: Rama si

Për të tretën ditë me radhë, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para dyerve të SPAK.

Një nga banorët protestues deklaroi se kundërshtimet do të jenë “të pandalshme” derisa të zgjidhet çështja e pronave, për të cilat ata pretendojnë se po u grabiten për t'i hapur rrugë ndërtimit.

Sipas tij, projekti kërcënon rreth 80 banesa. Protestuesi drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e krahasuar Kryeministrin Edi Rama me Enver Hoxhën dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me Themie Thomain.

“Ne i kërkojmë shtetit, kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut që ka firmosur,” tha ai, duke akuzuar gjithashtu biznesmenin Bashkim Ulaj dhe një ish-zyrtar të quajtur Fatmir Shpellza si përgjegjës për situatën. Banorët paralajmëruan se do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën kryesore. Gjithashtu, ata bënë thirrje për një protestë të nesërmen para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkojnë të priten nga drejtuesit e saj.

“Do ta presin popullin e Rrjollit nga ora 11:00 te dera,” u shpreh protestuesi. Duke theksuar se kanë dokumente ligjore dhe vendime gjyqësore për pronat e tyre, banorët i bënë thirrje edhe kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, që të interesohet për hallin e tyre. “Ne nuk jemi popull Izrael që kemi ardhur të zëmë tokat e kurrkujt. Ne jemi popull që i kemi me letra,” deklaroi ai.

Në lidhje me prezencën e forcave të shumta policore, banorët kërkuan që të mos ushtrohet dhunë ndaj tyre, duke siguruar se protesta do të jetë paqësore. Megjithatë, ata denoncuan se një ditë më parë, disa të rinj ishin arrestuar nga policia. Protestuesit janë të vendosur të mos tërhiqen, duke këmbëngulur se do të vazhdojnë kundërshtimet derisa autoritetet të dëgjojnë zërin e tyre dhe të ofrojnë një zgjidhje për çështjen e pronësisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:29

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI