Flash

Burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

Lapsi.al 4 February 2026
Burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 4 vjet e 8 muaj burg secili nga drejtësia britanike, pasi u shpallën fajtorë për një seri grabitjesh të organizuara në disa zona të Anglisë, mes tyre edhe tentativa për të vjedhur banesën e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan.

Sipas mediave britanike, Denis Puka 28 vjeç dhe Erisjan Laska 29 vjeç, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kryen shtatë grabitje dhe tentativa grabitjeje gjatë tre netëve radhazi në muajin qershor të vitit të kaluar.

Gjykata e Kurorës në Chester bëri të ditur se veprimtaria kriminale ishte e mirëorganizuar. Të pandehurit kishin rezervuar një banesë në Airbnb në Warrington, të cilën e përdornin si bazë operimi, ndërsa për lëvizje shfrytëzonin një automjet i pajisur me tre targa të falsifikuara, të cilat i ndërronin për të shmangur identifikimin.

Gjyqtari Steven Everett e cilësoi skemën e tyre si “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, duke theksuar se të pandehurit ishin të pajisur me maska, mjete për të hyrë në banesa dhe radio dore, çka tregon nivelin e përgatitjes për grabitje të përsëritura.

Mes pronave të vëna në shënjestër ishte edhe shtëpia e futbollistit Scott Hogan, aktualisht pjesë e Milton Keynes Dons. Prokurorja Nardeen Nemat deklaroi në gjykatë se në momentin e tentativës për grabitje, në banesë ndodheshin bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vajza e tyre e vogël.

Sipas prokurorisë, autorët u futën në oborr duke kapërcyer gardhin, ndërsa njëri prej tyre u ngjit mbi shpatullën e tjetrit për të arritur dritaren e dhomës së gjumit. Hogan u zgjua nga drita e një elektrik dore që ndriçonte brenda dhomës dhe pa tre persona jashtë banesës. Ai tentoi t’i ndiqte, por grabitësit u larguan me shpejtësi.

Në një deklaratë personale të lexuar në gjykatë, futbollisti tha se ngjarja kishte pasur një ndikim të rëndë psikologjik tek ai dhe familja e tij, duke shkaktuar net pa gjumë, stres dhe ankth të vazhdueshëm.

Gjatë të njëjtës periudhë, dy shqiptarët sulmuan edhe prona të tjera në Blackpool, Grappenhall, Knutsford dhe Northwich. Në një prej rasteve, ata arritën të hynin në banesë dhe të kontrollonin çdo dhomë, ndërsa pronarët flinin, pa marrë sende me vlerë.

Megjithatë, në një vilë luksoze në Northwich, ata grabitën një orë Breitling dhe një Rolex, me vlerë totale rreth 9 mijë paund, ndërkohë që pronarët ndodheshin jashtë vendit për pushime.

Autorët u arrestuan rreth një javë më vonë, pasi automjeti i përdorur për grabitjet u gjet në një kompleks banimi. Brenda makinës, policia sekuestroi telefona, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, mjete pune dhe targat e rreme. Të dy të pandehurit pranuan fajësinë për shtatë akuza për grabitje banesash dhe do të vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:29

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI