Flash

Vrąsja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë cakton 127 vite burg për autorët e krimit

Lapsi.al 4 February 2026
Vrąsja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë cakton 127 vite burg për

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e 5 prej autorëve që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë. Kolegji penal la në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm në 16 shtator të 2024.

Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza u dënuan me nga 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie.

Pesë të akuzuarit u shpallën fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”. Jemin Shera i cili organizoi dhe dha urdhrin për vrasjen e biznesmenit është dënuar me 35 vite burg në mungesë.

Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u vra mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë. Vrasësi i cili u largua me biçikletë pasi e ndoqi disa metra pranë shtëpisë së tij, i preu rrugën viktimës dhe e qëlloi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI