Flash

Human Rights Watch kritikon Italinë për politikat e imigracionit: Model represiv

Lapsi.al 4 February 2026
Human Rights Watch kritikon Italinë për politikat e imigracionit:

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Italinë për shkak të kampit për emigrantët në Gjadër. Mediat italiane shkruajnë se sipas raportit të HRW-së, Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të imigracionit, i cili përfshin ndalimin e migrantëve në Shqipëri në pritje të deportimit dhe pengimin e operacioneve humanitare të shpëtimit në det.

"Italia ndoqi një model shtypës të kontrollit të imigracionit që përfshinte ndalimin e njerëzve në Shqipëri në pritje të deportimit dhe pengimin e shpëtimeve humanitare në det," thuhet në raport.

Sipas raportit, autoritetet italiane gjithashtu kanë injoruar një urdhër arresti ndërkombëtar për një zyrtar libian, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) për krime kundër njerëzimit. Human Rights Watch kritikon më tej edhe të ashtuquajturat masa të reja të sigurisë, duke theksuar se ato ngrenë shqetësime serioze në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shoqërimit.

"Përpjekjet e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare për të kufizuar me çdo kusht imigracionin në Bashkim kanë vazhduar të rezultojnë në rreziqe serioze dhe shkelje të të drejtave të njeriut," vazhdon raporti.

Organizata shpreh gjithashtu alarm për raste të profilizimit racor nga policia, si dhe për dhunën ndaj grave. Raporti i bën thirrje qeverisë italiane të rishikojë politikat e saj në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Çfarë është HRW?

Raporti vjetor i Human Rights Watch është një dokument analitik që monitoron situatën e të drejtave të njeriut në mbi njëqind vende të botës. Ai publikohet çdo vit dhe bazohet në kërkime në terren, dëshmi të drejtpërdrejta, të dhëna të verifikuara dhe analiza ligjore. Raporti vlerëson sjelljen e qeverive dhe institucioneve, raporton shkeljet dhe trendet shqetësuese dhe ofron rekomandime për komunitetin ndërkombëtar. Ai konsiderohet si një nga burimet më autoritative në nivel global mbi të drejtat e njeriut.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 4 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:29

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI