Flash

"Rama largohet, Shqipëria shpëtohet", mesazhet e protestës së Adriatik Lapajt

Lapsi.al 31 January 2026
"Rama largohet, Shqipëria shpëtohet", mesazhet e

Këtë të shtunë, Adriatik Lapaj po zhvillon protestën e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Kjo është hera e katërt që Lëvizja “Shqipëria Bëhet” organizon një tubim kombëtar,  ndërsa Lapaj qëndron para ndërtesës qeveritare prej afro dy muajsh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Gjatë protestës, mesazhet më të spikatura ishin ato drejtuar kryeministrit. Pankartat mbajtën thirrje të forta si: “O çyryk, o hajdut, këmbët me një këpucë kanë për tu fut”, “Shqipëria po mbytet, kryeministri luan me bjeshkat” dhe “Të rinjtë i largojnë, prindërit i vjedhin”, të cilat reflektuan indinjatën e pjesëmarrësve.

Lapaj ka nisur protestat që nga viti i kaluar, pas skandaleve që tronditën qeverinë e Ramës, dhe ka deklaruar se nuk do të ndalojë tubimet derisa kryeministri të japë dorëheqjen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI